• |
ide | kryesore

Rama me porosi specifike për drejtuesit politikë të PS

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Në takimin me 15 drejtuesit politikë në qarqe dhe kryetarët socialistë të bashkive, kryetari i PS-së Edi Rama ka kërkuar që të gjithë të punojnë maksimalisht për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, ku socialistët synojnë të marrin mandatin e katërt.

Fokusi i mbledhjes ka qenë tek shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Rama ka kërkuar që në çdo bashki të vendoset një koordinator i posaçëm, puna e të cilit është evidentimi i shqiptarëve emigrantë që janë pjesë e njësisë përkatëse administrative.

Burimet thonë se kreu i qeverisë ka kërkuar krijimin i të dhënave të sakta mbi emigrantët dhe të nxiten për t’u regjistruar, me qëllim pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Gjithashtu, kryeministri kërkoi që të gjithë të punojnë maksimalisht për garantimin e votës së diasporës.


2 Comments

  1. I ka leshuar i gjati te vetet. Duhen votat me cdo kusht. Kemi te bejme me nje cete qe ka vjedhur kete vend per 12 vjet, nje fuqi ekonomike dhe kriminale. Nje parti qe dhe pse cdo dite kalon nga skandali ne skandal, nje pjese kryesore e drejtuesve kryesore jane ne burg, dhe nen akuze kerkon me cdo kusht te siguroje copen e pushtetit.
    E kane jeta vdekje. Ndyshe ikin te gjithe brenda.
    Dmth pasi e kane mjelur per 12 vjet lopen shqiperi, nuk ngopen ne qumesht. Me trafik droge, me ndertime, me kulla, me pune publike, me kontrabande me korrupsion galopant, si asnje periudhe me pare, duan te fitojne prape pushtetin!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *