• |
ide | kryesore

Shqiponja Telhaj mori çantën Luis Vuitton për akreditimin e Universitetit Wisdom (DOSJA)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në dosjen hetimore të prokurorisë italiane, të siguruar nga Lapsi.al për skemën e mashtrimit me diploma false në Shqipëri shkruhet se për të marrë akreditimin e universitetit Wisdom, italianët shpërblyen shefen e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë. Në dosje emri i saj është shkruar si Aquila Telhaj, por që nga një kërkim i thjeshtë në google rezulton të jetë Shqiponja Telhaj, ish-drejtuese e këtij institucioni.

Pas përgjimit të telefonatave, prokuroria italiane ka bërë edhe verifikimin në dyqanin ku është blerë çanta që ka marrë si shpërblim Telhaj për akreditimin e universitetit piramidë. Deri më tani janë qindra denoncime të studentëve italianë që kanë paguar nga 6 deri në 20 mije euro për marrjen e një diplome false nga ky universitet.

Disa vite më parë, kur e emëroi në krye të Bordit, kryeministri Rama e vlerësoi Shqiponja Telhaj për kontributin si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim.

Lexo edhe: Skandali me diplomat false/ Universiteti u lincensua për një çantë Luis Vuitton

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi mori dhurata nga italianët mashtrues të Wisdom University

“Shqiponja Telhaj, kryetarja e re e Bordit të Akredimit është profesore e asociuar në Sussex University në Angli dhe kërkuese shkencore në Qendrën për Performancë Ekonomike në London School of Economics. Ka doktoruar në Staffordshire University. Ka publikuar 32 artikuj dhe raporte me fokus zhvillimin e politikave të arsimit të lartë, të botuara në revista e gazeta prestigjioze ndërkombëtare. Ka kontribuar si këshilltare në Ministrinë e Arsimit të Anglisë kryesisht në fushën e sigurimit të cilësisë në arsim”, thoshte Rama, sikur diplomat dhe specializimet jashtë të ishin garanci për imunitet nga favoret dhe privilegjet korruptive.


9 Comments

  1. Aman o burri i dheut, c’merreni kot me kete Shqiponjen, ma gjeni nje, ore vetem nje te

    vetem qe ka caktuar Rama ne ndonje funksion e qe nuk eshte i (e ) korruptuar.

    Ore vetem nje ,nje, nje te vetem . He ama te keqen, vetem nje ,nje ore vetem nje, le te

    jete liliput sa nje gishtez apo 2 metrosh si Beqaj nuk ka rendesi, vetem me gjeni nje

    se plasa duke kerkuar dhe nuk po e gjej dot. Po cte beje atehere Rama i shkrete, ku ti

    gjeje kur si gjeni ju. Vetem me frenon fakti se Rama per vete eshte i paster

    akullore se do kisha menduar se ky i perzgjedh qe te jene te korruptuar, ose ndoshta

    jo vete rama por gishti i tij e ka fajin qe ua ben me gisht te korruptuarve e katapulton

    ne detyra te rendesishme .

    1. Belinda eshte paster si kristal Svarovski!! Mjafton ti shohesh edhe vethet diamant i nivelit dhe e larte dhe e beson kete qqe shkruaj

  2. Rama eshte monster i korruptuar e ndyresire vete dhe nuk ka as kumbulla e as molla qe i hane pas shpine,zero.
    I ha vete plehra,i ushqen vete plehraxhinjte dhe nga performanca ne krim,paligjshmeri i ngre ne detyre,ecen karriera e tyre !

  3. O Shqiponj tani duhet me te thiirr i mickonje..Po me nje cant u perlyve o moter si ajo kompetentja me nje arke peshk..

  4. Se mos është vetëm çanta!! Është çanta dhe e mbushur plotë me dardha e mollë që i hanë pas kurrizit të kumandarit të shkretë që s’di gjo!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *