• |
ide | kryesore

Sulm i Iranit? Qindra luftëtarëve të Hezbollahut u shpërthejnë radiomarrësat në duar e xhepa

Arkiva, Planet, Të fundit



Një ngjarje e pazakontë është shënuar ditën e sotme në Liban, ku qindra luftëtarë të Hezbollahut dhe civilë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, luftëtarëve të Hezbollahut u kanë shpërthyer radiomarrësat, në të njëjtën kohë.

Kjo ka shkaktuar që shumë prej tyre të marrin plagë të rënda duke humbur duart apo gishtat në disa raste, dhe plagë fatale për ata që e kanë patur radiomarrësin afër organeve jetike gjatë shpërthimit.

Mediat vendase raportojnë dyshimet mbi një sulm të inteligjencës izraelite, që disi ka arritur të hakerrojë rrjetin e radiomarrësve duke i bërë të shpërthejnë njëkohësisht, por kjo është ende e pakonfirmuar.

Spitalet në Liban janë parë të mbushur me qindra persona të dëmtuar rëndë nga shpërthimet, ndërsa raportohet se numri i të plagosurve mund të kalojë edhe 2,000.

Mes të plagosurve raportohet të jetë edhe ambasadori i Iranit në Damask.


1 Comment

  1. pager nuk shperthejne po paten substanca shperthyese, mosadi i ka paska bo shpiuna arabet qe na cajne karin si mjeshtra qe nuk e shesin kurre idealin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *