• |
ide | kryesore

Turizmi nxit shërbimet, rritën të ardhurat dhe pagat, kryesojnë hotelet e restorantet

Lajme, Të fundit



Ndryshe nga sektori i prodhimit, që ka pasur një aktivitet negativ në tremujorin e dytë (përveç ndërtimit), shërbimet kanë shënuar një ecuri më pozitive të ndikuara dhe nga turizmi.

INSTAT ka publikuar statistikat afatshkurtra të treguesve tremujorë mbi shërbimet, që përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar-Restorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi, në tremujorin e dytë 2024.

Të gjithë sektorët kanë raportuar rritje të shitjeve, që më e fortë ishte për hotelet, që u zgjeruan me 17.1% në tremujorin e dytë. Edhe në restorante shitjet ishin 11% më të larta.

E njëjta tendencë ka vijuar dhe me pagat, që kanë vazhduar të rriten, sidomos në hoteleri e restorante, duke reflektuar problematikën me gjetjen e fuqisë punëtorre.

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, me rritje
Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 10,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Transport, Magazinim dhe Postë ecuri pozitive
Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 5,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Hotele, rritje dy shifrore
Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 17,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Bar, Restorante, ecuri pozitive
Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 11,6%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,6%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Informacion dhe Komunikacion, me rënie

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 4,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 8,5%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike
Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 2,9%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e dytë 2024, paraqiten si më poshtë:
• Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 7,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
• Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 6,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023;
• Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,2%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023./ Monitor


1 Comment

  1. në këtë dosje ka një “dorë të fshehtë” që sipas tij ka mbajtur shënime në kohën kur Berisha ka qenë kryeministër, e që sipas tij edhe ndërkombëtarët “kanë mbajtur shënime”.
    O lapsi botoni dosjen e plote te salihut dhe do shikoni cudira nga familja mafioze e salih berisha pjese e klanit mafioz te veriut te shqiperise mal i zi serbi e kosove te quajtur Trusti i Geshtenjave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *