Në debutimin në Champions, Kenan Yildiz, në moshën 19 vjeç e 136 ditë, shënoi golin që i dha Juventus avantazhin ndaj PSV. Talenti turk në daljen e parë europiane me numrin 10 në shpinë, theu rekordin e ish-kapitenit legjendar Alessandro Del Piero, i cili shënoi golin e tij të parë në Champions League në moshën 20 vjeç e 308 ditë.
Yildiz u bë kështu më i riu golashënues i Juventus në historinë e kompeticionit. Goli i shënuar ndaj holandezëve është goli klasik “alla Del Piero” dhe homazhi u plotësua me festimin si Alex, me gjuhën përjashta.
Yildiz u bë gjithashtu lojtari i dytë më i ri që starton titullar në Champions League me fanellën e Juventus, pas vetëm Fabio Miretti (19 vjeç e 34 ditë).
🔥 @delpieroale‘s very first #UCL goal… we thought it looked familiar! 😛 pic.twitter.com/7YNxjzrajf
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) September 17, 2024