• |
ide | kryesore

Kishin shkuar në Itali për të trafikuar drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Fano

Lajme, Të fundit



Operacioni katër ditë më parë në rajonin e Pesaro dhe Urbino. Policia kishte lokalizuar të dyshuarit teksa shpërndanin drogë në zonën e Flamina.

Në përfundim të një hetimi, efektivët e komisariatit të Fanos në Itali njoftuan se arrestuan 2 shqiptarë, të moshës 20 dhe 25 vjeç, për akuzën e trafikut të drogës.

“Dispozita u vërtetua nga Autoriteti Gjyqësor i Gjykatës së Pesaros dhe të dy do të gjykohen javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Kuesturës së Pesaro dhe Urbino, kurse aksioni është kryer në datën 14 Shtator.

Aktiviteti i paligjshëm ushtrohej kryesisht në zonën e Flamina, kurse identitetet e tyre nuk u zbuluan nga policia.

Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë: ndalim qëndrimi në provincën Pesaro dhe Urbino. Më i madhi nga të dy, njëzet e pesë vjeç, është propozuar edhe për dëbim nga Italia, masë të cilës tashmë i është nënshtruar dhe zbatuar në kufirin e Ankonës.

Rezulton se të rinjtë kishin hyrë me qëllim përfshirjen në aktivitet të paligjshëm, por nuk u raportua për sasi lënde narkotike të sekuestruara dhe detaje të tjera.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *