• |
ide | kryesore

Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në një market në Tiranë, identifikohet gruaja

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur disa ditë më parë në një nga marketet e kryeqytetit. Sipas informacioneve, një grua dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një 2-vjeçare. Lidhur me ngjarjen e cila u raportua nga mediat fillimisht, policia e Tiranës tha se gruaja është shpallur në kërkim pasi babai i të miturës ka bërë kallëzim.

Pas këqyrjes së kamerave të marketit është parë se gruaja ka marrë në krahë vajzën 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish. Punonjësit e marketit kanë pohuar se gruaja gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor. Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Opinion”, gazetari Besar Bajraktaraj se të martën është bërë i mundur identifikimi i gruas. Bëhet fjalë për një grua rreth të 50-ave dhe që dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.


1 Comment

  1. punonjeset e marketit kane identifikuar problemet e shendetit mendor? kush media kari mund ta jape kete lajm idiot?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *