• |
ide | kryesore

U kap në ‘shtëpi bari’, dënohet me 2 vite e 3 muaj burg 46-vjeçari shqiptar

Lajme, Të fundit
Britani, Angli, shqiptar



46-vjeçari shqiptar Emri Bushi, i cili u kap në një shtëpi bari në Britani, është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg. Shqiptari u fsheh në një mur për dy orë, mëngjesin e 23 korrikut, teksa detektivët bastisën një magazinë. Brenda saj zbuluan kultivim të përpunuar kanabisi, të kompletuar me ambiente banimi, kuzhinë dhe banjë.

Sipas mediave të huaja, policia gjeti rreth 3,577 bimë kanabisi, me një vlerë që shkon nga 1 milion deri në 2 milion £. Disa orë më vonë, detektivët zbuluan 46-vjeçarin Emri Bushi të fshehur në një zgavër mes dy mureve. Ai u arrestua dhe më 11 shtator gjykata ‘Warwick Crown Court’, e dënoi me 2 vite e 3 muaj burg.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *