• |
ide | kryesore

Vendim i bujshëm te Roma: shkarkohet Daniele De Rossi pas vetëm 4 ndeshjesh

F1, Sport
De Rossi



“AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rossi nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Vendimi i klubit është miratuar në interes të ekipit, në mënyrë që të mund të rifillojë menjëherë rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij. Për Daniele, që do të jetë gjithnjë i shtëpisë në Klubin verdhekuq, një falenderim i madh për punën e bërë në këto muaj me pasion e dedikim. Do të pasojnë komunikime mbi udhëheqjen teknike të skuadrës”.

Mbërrin kështu befasisht shkarkimi i parë i sezonit në Serie A, pasojë e fillimit me luhatje të verdhekuqve në kampionat, me zero fitore në katër javët e para. Tani mbetet për t’u parë se kush do të ulet në pankinë për ndeshjen e së dielës kundër kryesuesve të kampionatit, Udinese.

Lexo më tejMarash Kumbulla largohet nga Roma në La Liga: Espanyol nuk rri dot pa një shqiptar

De Rossi u bë trajner i Romës më 16 janar, duke marrë detyrën nga José Mourinho. Pak muaj më vonë për të mbërriti edhe rinovimi i kontratës deri më 30 qershor 2027 dhe tashmë, pas vetëm katër javësh kampionat, ja ku erdhi shkarkimi edhe surprizë i një flamuri të klubit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *