• |
ide | kryesore

Analiza/2016, viti i ndarjes Rama-Meta?

I pakategorizuar
rama-meta.jpg


Në komentin e fundvitit “Zëri i Amerikës” theksoi se takimet e shpeshta nuk mund ta fshehin hendekun e madh që është hapur mes dy krerëve të koalicionit qeveritar. Tashmë është fakt se viti që sapo u mbyll, ishte viti i mprehjes së thikave dhe goditjeve pas shpine. Kreu i PS dhe ai i LSI-së e treguan qartë se bashkëjetesa e tyre ishte thjesht një mision i pamundur.

Po si lindi përplasja?

Gjithçka shpërtheu me të famshmin skandal DIA-CEZ. Tashmë është e vërtetuar se njerëzit e kryeministrit infiltruan pranë agjensisë BIRNn të dhënat që vërtetonin se Meta kishte mbështetur dhe ndihmuar kompaninë e Kastriot Ismailajt. Madje shkuan edhe më tej. Aluduan se një ish kryeministër i akuzuar për korrupsion kishte marë para në dorë nga kjo aferë e dyshimtë.

Kjo qe vetëm maja e ajzbergut e një beteje që prej kohësh po luhej në kulisa.

Propoganduesit e shefit të qeverisë që pas zgjedhjeve lokale kishin filluar ti frynin burive për një izolim ndërkombëtar të kryeparlamentarit. Ata shpërndanë “lajmin” se ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, që erdhi në Tiranë verën e shkuar jo vetëm kishte rrefuzuar ta takonte Metën, por ajo pati folur ashpër “për parti të vogla që po sillen si shtet brenda shtetit”. Kjo pandehmë mori një fryrje më të madhe kur edhe Merkel rrefuzoi të takohej me Metën, gjatë vizitës së saj të shkurtër në Shqipëri.

Një numur ambasadorësh perendimorë u shprehën gjithëashtu me tone të ashpra tek Rama, për atë që LSI-a po përgatiste gjatë zgjedhjeve në Vorë.

Eshtë e vështirë të thuhet nëse e gjithë kjo klimë u krijua së pari nga ndërkombëtarët, apo ata u mbarsën me ankesat e Ramës i cili për ditë e më shumë fliste se e kish të pamundur të qeveriste me një aleat të babzitur.

Por, një gjë është e sigurtë, cilido që të ketë qenë nismëtari i kësaj klime kryeministri u mundua ta shfrytëzojë atë.

Shkaku qe rrezultati i LSI-së në zgjedhje. Ajo vazhdoi të rritej dhe Meta tregoi edhe njëherë se ai qe i domosdoshëm për koalicionin e majtë. Ndaj Rama vendosi të filloi kryqëzatën kundër tij, por si gjithnjë me stilin e zakonshëm të atij që hedh gurin dhe fsheh dorën. i bindur se klima e krijuar (jo shumë larg të vërtetës) për ta vizituar rivalin e tij si një njeri që nuk heq dorë nga praktikat korruptive, do ta mposhtet Metën.

Si u soll Meta ndaj fortunës?

I gjendur përpara një furie politike, mediatike dhe diplomatike Ilir Meta fillimisht rreagoi në panik dhe me ankthin paranojak se një skemë për goditjen e tij qe vënë në lëvizje. Duke lëshuar deklarata absurde, duke qëlluar herë Ramën, herë Bashën dhe herë mediat (duke kuptuar TV KLAN) që mbështesnin rrëzimin e tij, ai ndërmori një sërë veprimesh që e tregonin fajtor edhe më në sy të publikut.

Me letrën e diktuar prej tij, Spartak Braho shpalli një komplot që mund të cënonte sigurinë kombëtare. Çuditërisht në të përmendej edhe emir i ambasadorit Donald Lu. Ai shkoi më tej duke akuzuar nga Skrapari se Lulzim Basha kish gjetur kompromis me Edi Ramën për zhdukjen e tij politike. La gjithëashtu të kuptohet se ai kish mbështetjen e Sali Berishës për tu mbrojtur dhe për të mos dalë nga loja.

Por kjo lloj mbrojtjeje paranojake rrezultoi e padobishme. Në thelb të saj qe beteja për të bindur opinionin publik se kreu i LSI-së ishte një viktimë.

Një mission i pamundur ky. Sepse pavarësisht nga qëllimet e mbrapshta të Ramës, zor se publiku bindej se shumë nga ato që thuheshin për të nuk qenë të vërteta. Reagimi i rrjeteve sociale nuk i jepte të drejtë strategjisë së zgjedhur nga “spin doctors-ët” e Metës.

Prandaj në mes të betejës kreu i LSI-së vendosi të ndryshojë taktikë. Ai zgjodhi të bëjë atë që di më mirë. Në djallë beteja publike dhe përmirësimi i imazhit përmes viktimizimit. Më e rëndësishme qe shantazhimi i Ramës dhe kërcënimi i qeverisjes së tij.

Vetëm kur Meta filloi të fliste për ndryshime në qeveri dhe të kërcënojë ministrat socialist me dosjet e tyre korruptive, gjakrat u qetësuan. Rama i shkoi në zyrë me bisht në shalë, u përbetua se nuk kërkon ta godasë, dhe foli për herë të parë publikisht në parlamet për aferën DIA- CEZ, duke ia lënë fajin për sa kishte ndodhur Berishës dhe ish këshilltarëve të tij.

 

Pse u tërhoq Rama?

Edi Rama nuk u tërhoq vetëm prej shantazhit të Metës, rrezikimit të qeverisjes dhe frikës se mos dosjet që kishte kreu i LSI-së bënin pis edhe atë. Ai bëri një kalkulim politik. Ai konfirmoi edhe njëherë se kishte të bënte me një kocë të fortë të cilën nuk e thyente dot kollaj. Ai kuptoi se goditja ndaj metës do të ishte shkatërruese për të dy. Ndaj vendosi të bëjë një paqe të rreme duke besuar përsëri tek e njëjta strategji: goditja e vëllait të tij armik, me duart e të tjerve.

 

Ku shpreson Rama?

E vetmja rrugë që i mbetet Ramës për të hequr qafe një aleat kundërshtar që ai e sheh si shumë të dëmshëm për zgjedhjet e vitit 2017, është të shpresojë tek “Reforma në drejtësi”. Fakti se nëse ajo miratohet, do të ngrejë njëkohësisht një strukturë prokurorësh dhe një gjykatë për dënimin e korrupsionit, që do të mbikqyren dhe drejtohen nga ndërkombëtarët, e bën kryeministrin të shpresojë, se përmes tyre, mund të heqë qafe bashkëdrejtuesin e koalicionit. Ai mbetet besnik për ta shporrur metën me duart e të tjerëve, i pazoti dhe i pa aftë për ta rrealizuar vetë këtë ëndërr që ruan prej kohësh në sirtar.

Nga po ruhet Meta?

Edhe Meta, tani e ka nuhatur nga mund ti vijë e keqja. Ai i di mirë shembujt e Kroacisë dhe Rumanisë. E kupton atë që ndodhi së fundi në Serbi. Ndaj megjithëse nuk ka treguar ndonjë rezervë të madhe ndaj reformës (me përjashtim të deklaratës se ajo nuk mund të kalojë pa opozitën) ai ka vënë në lëvizje të gjitha tentakulat e tij mediatike për ta kritikuar atë. Dhe sidomos rolin e protagonistit që po marrin ambasadorët e perëndimit. Ai e di se tani rreziku më shumë se prej një Rame të dobët, të korruptuar dhe të kacavjerë ndaj pushtetit, kërcënimi i vjen nga ndërkombëtarët. Ndaj po gjuan indirect ndaj tyre.

  

Çfarë pritet në 2016-ën?

Parashikimi është që reforma në drejtësi të miratohet në pranverën e ardhshme. Ajo ka pra më pak se një vit kohë për tu vënë në zbatim deri sa të vijnë zgjedhjet e ardhshme. E deri atëherë duket se Rama dhe Meta do të vazhdojnë ritualin e takimeve të tyre të shtirura. Hipoteza është se ata nuk do të hedhin më asnjë hap kundër njëri- tjetrit. Në pamundësi për ta mundur rivalin, ata do të ruajnë një ndeshje “remi”, me sy të drejtuar nga të huajt. Dhe nëse këta të fundit nuk lëvizin, me shumë gjasa, koalicioni i 1 prillit do të vazhdojë të zvarritet. Ndryshe nga pritshmëritë, ndrushe nga lufta e madhe e brendëshme gjendja e status quo-së mund të vazhdojë. Kështu që nuk është çudi që viti 2016, të jetë sërish viti i qeverisjes Rama- Meta. (Lapsi.al)