Liderët e partive opozitare kanë deklaruar se protesta e radhës pritet të mbahet më 17 shkurt, ditën e Pavarësisë së Kosovës. Këtë e kanë bërë të ditur gjatë një konference me media, në qendër të Prishtinës.
Partitë opozitare janë duke protestuar kundër dy marrëveshjeve të arritura nga Qeveria e Kosovës, atë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe atë për Demarkacionin me Malin e Zi.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, raporton Telegrafi, ka thënë se që nga 9 janari, Qeveria e Kosovës është dashur ta kuptojë një gjë.
Kjo, sipas tij është që qytetarët e Republikës nuk e ka ndërmend as ta tolerojnë një qeveri që rrezikon rendin kushtetues për t’ia krijuar Serbisë hapësirën për ndërhyrje politike dhe territoriale në Kosovë e as ta tolerojë faljen e tokave të Kosovës, një shteti të tretë, siç është rasti me Malin e Zi.