Kriza në Siri dhe Iran ka ashpërsuar tonet e zv.presidentit amerikan Joe Biden.
Teksa është nisur për një udhëtim në Emiratet e Bashkuara Arabe, ai ka folur për një bazë ushtarake në këtë vend, që do të përfshihet në luftime për të shkatërruar objektivat e terroristëve të ISIS.
“Po përpiqemi të arrijmë një zgjidhje politike në Siri dhe Iran. Të përkushtuar të shkatërrojmë këtë përbindësh duke i marrë shpirtin militantëve të ISIS-it. Nuk do lejojmë që ISIS të shpërndajë helm në botë”, tha Biden./LAPSI.AL/