• |
ide | kryesore

(VIDEO) Koreja e Veriut shi raketash pranë Koresë së Jugut

Arkiva, Planet
4137BAA000000578-4582824-image-a-34_1496885102114.jpg


Kim Jong Un ja ka dalë të frikësojë Korenë e Jugut, ushtria e së cilës hapi alarmin për sulm raketor nga vendi komunist.

Raketat janë hedhur pranë qytetit Uonsan, edhe pse rrezja e tyre e veprimit ka qenë e vogël.

Sipas mediave koreanojugore, këto raketa kanë fluturuar rreth 200 kilometar përpara se të binin në det.

Agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut thekson se raketat e hedhura sot, nuk i shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Koresë së Veriut, pasi ato rezoluta ndalojnë vetëm raketat balistike (të largësive të mëdha).

Prej kohësh tensionet mes Koresë së Veriut dhe Perëndimit janë rritur ndjeshëm. Rraketat balistike të vendin të izoluar komunist kanë alarmuar vendet fqinje, si Japonia, Kina, Koreja e Jugut, por edhe SHBA-të, anës tjetër të oqeanit. /LAPSI.AL/