• |
ide | kryesore

SHBA të tjera masa për tu mbrojtur nga Korea e Veriut

Arkiva, Planet
Kim-Jong-Un-attack-Trump-US-world-war-740550.jpg



Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë një plan të fortë dhe solid për Korenë e Veriut.

“Shtetet e Bashkuara do të mbrohen gjithmonë. Korea e Veriut kërkon një përgjigje të vendosur, sepse është një vend që nuk ka respekt për jetën e njeriut.” – u shpreh Trump në një deklaratë të përbashkët për shtyp me homologun koreano-jugor.

Shtetet e Bashkuara po punojnë për një seri masash diplomatike, ekonomike dhe sigurie për t’u mbrojtur nga kërcënimi koreano-verior.

Trump deklaroi se administrata e tij ka në tryezë shumë opsione për Penianin.

Regjimi i Penianit ka vijuar me testimin e raketave. Vetëm në fillim të këtij muaji, ai testoi një seri raketash “Cruise”, të modeluara për të goditur anijet. /LAPSI.AL/