• |
ide | kryesore

Reagim i fortë në PD: Të largohet Lulzim Basha

I pakategorizuar
lulzim-basha-780x439.jpg



Një grup përfaqësuesish politikë qendrorë dhe lokalë të Partisë Demokratike kanë reaguar sot pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit duke kerkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës.

Deklarata politike vazhdon të nënshkruhet nga një numër i madh eksponentësh të PD dhe lapsi.al ka mundur të sigurojë vetëm një pjesë prej tyre, pra rreth 100 nënshkrime.

Më poshtë deklarata e plotë:

Të shqetësuar:

-Për rezultatin katastrofik te PD në këto zgjedhje;
-Për thellimin e dobësimit të kapaciteteve konkuruese elektorale dhe organizative të PD-së
-Për shkeljet e rënda dhe nëpërkëmbjet statutore 4 vjeçare,
-Për kërcënimin e identitetit tonë si demokrate nga goditjet  sistematike të qëllimshme e kompleksive të simboleve të PD,
-Për mospërfilljen e vazhdueshme të forumeve  vendimmarrëse të PD-së;
-Për mungesën e një perspektive të afërt, të qartë,shpresëdhënëse për demokratët;

Të ndërgjegjshëm për peshën e rēndë  të misionit  opozitar përballë maxhorancës të pamerituar dhe të pakontrolluar të Edi Ramë-s e cila u mundësua nga sjellja e papërgjegjshme dhe pazaret okulte politike të Lulzim Bashës,

Të ndodhur në një situatë të paprecedent të rënies së rezultateve elektorale të PD-së gjatë kohës së qënies në opozitë dhe të precedentit të zbatuar ne PD nga Kryetari i Partisë, për raste të tilla;

Kërkojmë:

1.Dorëheqjen e menjëherëshme dhe të parevokueshme të Kryetarit, Lulzim
Basha, si përgjegjës i vetëm për humbjen e paprecedent dhe dramatike të PD në këto zgjedhje si dhe për dështimet e njëpasnjëshme elektorale gjatë mandatit të tij.

2. Fillimin e një procesi të analizës dhe reflektimit serioz e te pergjegjshem per  Rindërtimin e shpejtë  te PD, si hap i parë për ringritjen e të djathtës në Shqipëri.

3. Zhvillimin e një procesi zgjedhor gjithëpërfshirës dhe me garanci të plota statutore dhe të çliruar nga çdo ndikim i hapur ose i fshehtë.

I bëjmë thirrje cdo demokrati që t’i bashkangjitet listës së hapur që shoqëron  këtë qëndrim.

1. Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
2. Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
3. Edith Harxhi Anëtar i KK
4. Edvin Kulluri Anëtar i KK
5. Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
6. Fabian Topollaj, Anëtar i KK
7. Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
8. Grigels Muçollari Anëtar i KK
9. Gent Minarolli Anëtar i KK
10. Gjergj Lezhja Anëtar i KK
11. Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
12. Julian Deda Anëtar i KK, koordinator
13. Juela Meçani Anëtar i KK
14. Leonard Olli Anëtar i KK
15. Ledina Aliolli Anëtar i KK
16. Mirgen Lata KK
17. Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare
18. Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
19. Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti

Besnik Mustafaj 
Gjergj Lezhja
Tomorr Alizoti
Julian Deda
Leonard Olli
Zana Guxholli
Majlinda Bregu
Genc Ruli
Ridvan Bode
Armand Teliti
Astrit Patozi
Keltis Kruja
Agron Musaraj
Igli Cara

Ardian Kollozi
Rajmond Hoxha
Eleina Qirici
Gjergji Papa
Bedri Hoxha
Roland Keta
Kreshnik Bozho
Gent Minarolli
Mirgen Lata
Shrefedin Shehu
Fabian Topollaj
Grigels Mucollari
Arieta Keci
Andi Permeti
Kozma Dashi
Ferdinand Shehu
Roland Keta
Dashnor Sula
Shaban Memia
Arqile Gorea
Artur Shehu
Vasillaq Ndreko 
Ermira Qosja
Luter Nuraj
Atird Hoxha
Viktor  Bezhani
Gjovalin Bzheta
Edi Vecani
Vilson Haxhiraj
Agron Hasanbasha
Mirela Mucaj
Remzi Haxhiu
Bedri Luku
Iriat Hyka
Mirela Hasanaj
Ilia Milo
Artur Ajazi
Edlira Jakova
Renato Preza
Koco Bello
Valter Miza 
Ramadan Hoxha
Genci Doci
Ilir Laci
Bedri Mihaj
Florian Dani
Vasillaq Ngresi
Nexhmi Dokollari
Ermir Petriti
Demir Gjana
Spartak Shaholli
Armand Cenolli
Aurel Agolli
Ilir Kondi
Ndue Paluca
Guri Tatari
Ilir Krosi
Kristo Cipa
Nexhmie Xhuveli
Vasil Milo Rrapo