• |
ide | kryesore

Takimi me krerët e lartë të NATO-s, Shqipëria shton numrin e forcave në Afganistan

I pakategorizuar
Untitled.png



Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë shprehet se ka në plan të dërgojë një togë të tretë të këmbësorisë në Afganistan. Ministrja e ree Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh të premten se një tjetër togë do t’i bashkohej dy ekzistueseve në misionin e Mbështetjes së Përhershme “në përgjigje të strategjisë së re të Presidentit amerikan Donald Trump mbi Afganistanin”, referuar një deklarate të ministrisë, shkruan AP.

Dy plata të tjera të këmbësorisë prej rreth 80 trupash janë të vendosur në Herat dhe Kabul. Xhaçka njoftoi lajmin në takimet e saj me gjeneralë të lartë të NATO-s që po merrnin pjesë në takimin vjetor të Komitetit Ushtarak të Aleancës, i cili po zhvillohej në Tiranë.

Shqipëria, anëtare e NATO-s që nga viti 2009, merr pjesë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare në Afganistan, Bosnjë, Kosovë, Mali dhe Detin Egje.