Në datën 29.10.2017, rreth orës 09:15, në fshatin Karbunarë e Vogël Lushnje ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.
Në vendin e quajtur “Rruga e gurores”, shtetasi Z.G, 25 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, me targë AA 586 OY, ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.