Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Perosa Argentina në Itali, ku është gjetur i vdekur një 30-vjecar shqiptar. Zbulimi dramatik erdhi pasi fqinjët një natë më vonë dhanë alarmin, sepse për orë të tëra pikasën këmbënguljen e qenit duke lehur, ndërkohë që pronari nuk iu përgjigj as telefonit, as citofonit. Pas hapjes së derës me forcë, shqiptari 30 vjeçar u gjet i vdekur në shtratin e tij, me shumë gjasë siç shkruajnë mediat lokale italiane, nga një mbidozë. Ishin zjarrfikësit ata që hapën derën e banesës, ndërsa karabinierët kryen hetimet paraprake.
Itali, emigranti shqiptar gjendet i vdekur në banesë. Qeni sinjalizon fqinjët
Lajme
![](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2018/01/autoambulanca-urgjenca.jpg)