• |
ide | kryesore

Masakra në Mat, ky është personi që ekzekutoi tre vetë me automatik (FOTO)

Lajme, Të fundit


Pak minuta pas ngjarjes së rëndë në fshatin Shelli të Matit ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë, por nje prej tyre humbi jeten rruges per ne spitalin e Traumes, policia ka identifikuar autorin e krimi, ndersa eshte bere i munduar pak ore me vone edhe arrestimi i tij.

“Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes. Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie”,- thuhet në njoftimin e policisë.

“Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit. Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje”,- shkruan ndër të tjera.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *