• |
ide | kryesore

Beyonce shtatëzënë?

Arkiva, Paparazzi
beyonce shtatzene.jpg


Thashethemet për një shtatëzani të mundshme të Beyonce janë shtuar ditët e fundit. Mediat e huaja  kanë komentuar një foto në plazh të artistes me famë botërore, si paralajmërim që diva e muzikës, ka dashur të bëjë në lidhje me pritjen e fëmijës së saj të dytë. E shoqëruar nga vajza e vogël Blue Ivy buzë detit, Beyonce shfaqet e mbuluar nga rëra në plazh ndërsa tek pjesa e barkut, relievi të krijon idenë e një barku shtatëzënë.