• |
ide | kryesore

Reagon Lori Hoxha: Statusi i Holta Dulakut, i degjeneruar, avokatët po përgatiten për proces

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Pa kaluar 24 orë nga statusi i bujshëm, ku producentja e spektaklit "Dancing With the Stars", Holta Dulaku sulmonte Lori Hoxhën, pronaren e TCH Vjollcën dhe gazetaren Dalina Buzi (rubrika paparazzi), vajza e Dritan Hoxhës ka reaguar në anabel.al: “Më vjen keq që më duhet të bëj të tilla deklarata, por nuk mund të hesht,” është shprehur Lori. “Më vjen turp që unë dhe nëna ime jemi përfshirë në një "status" të degjeneruar, mbushur me mllef dhe shpifje ndaj më duhet të jap një pergjigje për ata pak njerëz që e besuan çfarë ishte shkruar. Këto gjëra më rastisin shpesh në Instagram me vajza te vogla që shpifin e shajnë për arsye nga më të ndryshmet, por hera e parë që vërtetoj që kjo ndodhka dhe në botën "e te rriturve" dhe të "suksesshmëve". Fatkeqësisht konfirmoj lajmin e shkruar nga Anabel.

Një natë përpara finales së "DWTS", revista Anabel botoi një shkrim në të cilin thuhej se Lori Hoxha, fituesja e edicionit të 4-të, nuk e kishte marrë ende apartamentin e premtuar. 

"Nëqoftëse ai apartament që fitova po më priska, do doja ta kisha marrë vesh ndryshe, jo me statuse Facebook-u, por nuk më është dhënë mundesia. Marrëveshja me producenten e “Dancing With The Stars” është bërë në një tavolinë, dhe ashtu duhet të kishte mbaruar. Nga unë s’ka patur asnjë shkelje kontrate e respekti, ndaj prisja të njëjtën gjë. Meqenëse zonja producente zgjodhi mënyrën më të shëmtuar, unë këtë nuk e bëj dot, por ja kam lënë në dorë avokatëve të familjes pasi shpifja dhe prishja e imazhit nuk janë të pranueshme me ligj, ” ka thënë ajo duke shfaqur haptazi se ka ndërmend që për zgjidhjen e konfliktit me producenten Holta Dulaku, do t’i drejtohet ligjit.

Ky reagim vjen pas statusit të publikuar në lapsi.al ku Holta Dulaku sulmoi botuesen e anabel, vajzën dhe pronaren e TCH.