• |
ide | kryesore

Incident në “BritAwards”, Madonna rrëzohet në skenë (video)

Arkiva, Paparazzi
article-2969176-261954BC00000578-761_964x402.jpg


Madonna, 56 vjeç, përjetoi mbrëmjen e së mërkurës ndoshta momentin më të vështirë të karrierës së saj. Veterania e skenës, ishte duke bërë performancën finale të eventit “BritAwards” në O2 Arena, Londër, kur në një moment, sipas koreografisë, balerini i tërhoqi pelerinën dhe bashkë me të, mori me vete edhe vetë këngëtaren duke e hedhur mbrapsht nga shkalla e tretë. Rrëzimi spektakolar, nuk ndikoi në performancën e artistes. Ajo vazhdoi deri në fund interpretimin e “Living for Love”, ndërsa më pas lajmëroi fansat nëpërmjet një postimi, se fatmirësisht nuk kishte pësuar ndonjë dëmtim serioz.