• |
ide | kryesore

Veliaj do prishë katin pa leje të Bashës, reagon PD

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të Tiranës Veliaj se ai do t’i shembë Lulzim Bashës katin e bërë pa leje në pallatin ku jeton kryedemokrati. Përmes një njoftimi zyrtar, PD shkruan se Veliaj së bashku me Edi Ramën janë kapur keq nga publikimi i fakteve të reja në lidhje me projektin e Unazës së Madhe dhe po tentojnë të rihedhin në “tregun” e propagandës së tyre një akuzë të vjetër, e cila sipas tyre është e pavërtetë.

Deklarata

Të tërbuar nga zbulimi i pazareve miliona euroshe tek Unaza e Re, propaganda e Edi Ramës dhe Erion Veliajt po rihedh në treg akuzat e vjetra dhe bajate se Lulzim Basha ka ndërtuar një kat shtesë në kohën kur ishte Kryetar Bashkie. Për apartamentin e blerë që në vitin 2003, kohë përpara se të hynte në politikë, faktet janë këto:

1. Lulzim Basha nuk ka ndërtuar asnjë kat shtesë.

2. Para firmosjes së lejes së ndërtimit, Lulzim Basha ka marrë nga ILDKP aprovimin me shkresë zyrtare se nuk është në konflikt interesi.

3. Leja e ndërtimit skadoi pa u përdorur kurrë.

Vala e sulmeve me shpifje të shëmtuara dhe akuza të vjetra bëhet për të mbuluar superskandalin e Unazës së Re dhe superskandalin e devijimit të Lumit të Lanës për t’i hapur rrugë pastrimit të parave nëpërmjet trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego.

Çifti më i korruptuar i politikanëve në Europë, Edi Rama dhe Erion Veliaj, kanë firmat e tyre në ndryshimin e Planit Urbanistik për të devijuar Lumin e Lanës në favor të krimit të organizuar. Kohës së përdorimit të kryeqytetit si lavatriçe e pastrimit të parave të pista po i vjen fundi!/Express


5 Comments

  1. Po tani skiftera dhe shpellare do flisni per te mbrojtur lulin ne shkelje flagrante te ligjit nderton 300 metra katror shtese,Makina qe leviz luli me tre 111 e blere nga kumbari I vajzes,dokumentat e lobimit nga amerika jane ne prokurori,Doktori I shkencave I arrestuar per llogari te italise miku I lulit,trafikanti I arrestuar ne hollande 60kg heroine mik I lulit me foto bashke,folni skiftera

  2. Sa paguhesh i paemer per te uleritur per shpifjet e Balles e Veliajt? Turp mashtrues…..si i paemer qe je ashtu mbetsh ……

  3. dhjerja e stalinit rama dhe dy nenproduktet e tij pordhen erionka dhe fenden roshi qe nuk dalluan JASTEKUN E GRISELDES nga nji bark shtazen 9 muajsh si bythqir qe jan tash tenton te bej diversion me fletrrrufe te QENEFIT NEGJMIJE mu aty ku u ngjiz dhe lindi qelbesira edvin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *