• |
ide | kryesore

Gafa e “Reuters”: Elhaida Dani, përfaqësuesja e Rusisë

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Agjencia prestigjoze e lajmeve, Reuters, ka ngatërruar këngëtaren tonë me atë ruse. Në foto-lajmin e botuar menjëherë pas interpretimit të Elhaidës në skenën e Vienës në natën e parë të gjysmëfinales së Eurovision, u shkua: “Përfaqësuesja e Rusisë duke interpretuar I’m Alive”. E vërtetë që, Albania dhe Russia janë përfolur si dy shtetet pretendente për të fituar edicionin e 60-të të Eurosong Contest, dhe duket se kjo ka qenë e përbashkëta që ka ngatërruar kolegët e Reuters. Për ndryshe, Elhaida shqiptare dhe Polina ruse, nuk kanë asnjë ngjashmëri, qoftë edhe në pamje.