• |
ide | kryesore

Përplasje në Eurovision. Shqipëria dhe Hollanda objekt polemikash

Arkiva, Paparazzi
hollanda albania.jpg


Nata e parë gjysmëfinale e festivalit europian “Eurosong Contest”, veç diskutimeve për vokalet e interpretimet ‘live’, ka rezervuar komente edhe për veshjen e këngëtarëve përfaqësues. Kështu, lajmi kësaj here ka të bëjë me paraqitjen thuajse të njëjtë të Elhaida Danit dhe Trijntje Oosterhuis. 22-vjeçarja shqiptare është kuruar në veshjen e saj nga stilisti kosovar Valdrin Sahiti, i cili me sa duket nuk rezultoi unik në krijimin e tij përpara publikut europian. Përfaqësuesja e Hollandës ishte veshur po njësoj, me kostumin e zi dhe pelerinë hedhur supeve. Megjithatë, vetëm Elhaida Dani pati shancin të komentohej nga BBC “pas Madonnës dhe incidentit me pelerinën, Shipëria guxon të sjellë sërish në skenë pelerinë.”