• |
ide | kryesore

Vit më të mirë mund të ketë vetëm atëherë, kur përgjegjësinë për fatin tënd nuk ia lë dikujt tjetër

Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

Zakoni e do që sonte të mos flitet keq, ndonëse askush nuk ka vdekur. Ndoshta është e vetmja ditë e vitit, kur gati gjithëkush thërret në ndihmë dashurinë, mirësinë, përdëllimin, dhembshurinë dhe solidaritetin për të tjerët. Kudo që të jenë futur dhe të jenë fshehur ato.

Sepse është tamam koha e artë për të lënë mënjanë xhelozinë, smirën, mëritë dhe zemërthyerjet, prej të të cilave nuk shpëtojmë dot asnjëherë. Me pak fjalë, është dita për të harruar.

Për ata që bëjnë bilance, asgjë nuk ka ndodhur rastësisht dhe asgjë nuk ka ardhur në një ditë.

Ndaj mos mallkoni kot fatin e keq për dështimet dhe mossukseset, edhe nëse ato kanë dominuar vitin, që po lëmë pas. Dhe mos i kërkoni shkaktarët në qiell (në tokë, jo e jo), ndonëse kësaj bote nuk i mungojnë përbindëshat. Të cilët, në fakt, krijohen dhe ushqehen vetëm prej frikës dhe pavendosmërisë sonë.

Nga ana tjetër, mos u lusni me gotën e verës në dorë për mrekullinë, sepse ajo nuk ka për të ardhur ndonjëherë.

Nesër është dita jonë prapë, me po të njëjtat sfida dhe pengesa, sigurisht edhe me projekte e ëndrra pafund. Me njerëz të dashur plot, por dhe me “armiqtë”, që nuk i kanë lëshuar për asnjë sekondë pritat.

Miqtë e mi,

Vit më të mirë mund të ketë vetëm atëherë, kur përgjegjësinë për fatin tënd nuk ia lë dikujt tjetër.


4 Comments

  1. Thua ti kenë ardhë mendt Patozit e ta ketë kuptuar se përgjegjësitë e vetes nuk duhet t’ja lerë të tjerëve ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *