• |
ide | kryesore

Mbyllja e basteve, Rama ironizon me këtë VIDEO

Lajme, Të fundit



Videomesazhi i parë i Kryeministrit për vitin 2019 lidhet me lojërat e fatit. Në pak sekonda të shoqëruar dhe me këngën hit të Flori Mumajesit me titull “Plas”, shefi i qeverisë ka dashur të tregojë se tashmë koha kur të rinjtë dhe kryefamiljarët e kalonin kohën në këto ambjente ka marrë fund.

Që prej datës 1 janar ka hyrë në fuqi ligji për mbylljen e pikave të basteve dhe lojërave të fatit.

Policia ka nisur kontrolle për të verifikuar zbatueshmërinë e ligjit. Efektivë të policisë vijojnë të kontrollojnë objektet që më parë kanë shërbyer për këtë aktivitet.

Mësohet se deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i vijimit të aktivitetit nga ana e këtyre subjekteve.

Ndërkohë, shumë prej ambjenteve që kanë shërbyer para 1 janarit si të tilla, pronarët kanë nxjerrë njoftime për mbyllje të aktivitetit dhe në disa të tjera kërkohet dhënia me qira.

Shumica e tyre kanë vijuar aktivitetin si bar cafe.


1 Comment

  1. Ky palla i penisit qe kem(n)i votuar per kryeminister nuk kupton dicka – qe vetem njerezit e papune dhe te pashprese mund te duan te luajne perdite bixhoz! Dhe ironizon ky, nena e papunesise dhe baba i vrasjes se shpreses se shqiptareve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *