• |
ide | kryesore

Makina del nga rruga e përplas 3 kalimtarë, humb jetën 35-vjeçarja

Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçare humbi jetën ndërsa ty persona të tjerë u plagosën në një aksident të ndodhur sot në Sarandë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi. Policia njofton se makina “Benz-2500” me drejtues shtetasin O.M, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë.

Si pasojë e goditjes, shtetësja Leonarda Boro, 35 vjeçe ka ndërruar jetë në vend ndërsa dy shtetasit e tjerë Saimir Stola, 33 vjeç dhe Gentian Stoqeni, 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimit të rrethanave.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *