Prej dy ditësh po vazhdon një spekullim me hiret e kandidates demokrate për bashkinë e Durrësit. Fillimisht gazeta kosovare Express lajmëroi se “Grida Duma, pësoi një ‘incident’ derisa po largohej nga fushata në këtë qytet. Për shkak të motit fustani i saj ekstravagant i ka vizatuar trupin, duke ofruar një pamje të të pasmeve të saj që sipas Express krahasohej në stilin e yllit televiziv Kim Kardashian. Ky lajm u morr më pas edhe nga gazeta të tjera. “Tema” e vazhdoi këtë “lojë” duke iu referuar rrejteve sociale: “Ne rrjet kane filluar te bejnë humor me nje foto te saj, ku era e ka vene ne siklet, duke ja ngjitur fustanin pas trupit. Humori qendron ne faktin se shume lexues e quajne menyren si eshte mbledhur fustani “Drejtimi i duhur” (foto poshte). Por tani Lapsi.al ka arritur të sigurojë fotot e vjedhura të asaj që publikut iu shit si zonja Duma. Justyna Steczowska është emri i femrës, të pasmet e së cilës u shpërndanë me shpejtësi në portalet online duke pretenduar se ishin të kandidates për Durrësin, Grida Duma. Justyna është një artiste polake (foto e fundit poshte) po aq e përfolur sa edhe Kim Kardashian për të pasmet e saj. Por përpos këtij lajmi të vërtetë lapsi.al po boton edhe një foto se si duket znj.Duma në të vërtetë nga pas.
Ja si duket Grida (e vërtetë) nga pas
Arkiva, Paparazzi
![IMG_20150529_115502.jpg](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2015/05/IMG_20150529_115502.jpg)