Studentët kanë kërkuar shtyrje të afatit për dorëzimin e dokumentet për bursë dhe për përgjysmimin e tarifave.

Ata kërkojnë që të mos vendosen mungesat e studentëve që kanë mrrë pjesë në protestë.

Studentët kërkojnë që të marrin përgjigje për këtë letër deri më datë 12 shkurt.

LETRA E STUDENTËVE

Kërkesë drejtuar dekanit Z.Artan Hoxha
Ne studentët e Fakultetit të Drejtësisë kërkojmë:

Shtyrje të sezonit akademik në përputhje me orët e humbura.

Zëvendësimin e të gjitha orëve mësimore të humbura për shkak të protestës studentore.

Shtyrje e afatit për dorëzimin e dokumentacionit për përfitimin e bursave studentore dhe për përgjysmimin e tarifave sipas VKM-ve.

Mospenalizimin e studentëve protestues (me mungesa, etj.)

Të adresoni në institucionin përkatës kërkesën për shfuqizimin e nenit 82 të “Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor”, nr. 80/2015.

Ofrimin e praktikave për studentët e Fakultetit të Drejtësisë (në gjykata, burgje, parlament, etj) si dhe organizimin e gjyqeve simuluese brenda fakultetit mes studentëve.

Afati për kthimin e përgjigjes: 12/02/2019.

Mënyra e kthimit të përgjigjes: Me shkresë zyrtare.

Letra E Juridikut