Tabelat me mbishkrimin “Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut” e shkruar edhe në shqip do të vendosen në pikat kufitare, me përjashtim të rajoneve ku shqiptarët nuk përbëjnë 20 për qind të popullsisë.
Megjithatë në shumicën e vendkalimeve kufitare do të vendosen tabelat e reja në tre gjuhë: maqedonisht, shqip dhe anglisht.
Në përputhje me ligjin për gjuhët, doganat e Maqedonisë së Veriut tabelat e reja do ti vendosin në pikat kufitare Bllacë, Qafë Thanë, Tabanoc, Jazhincë dhe pikat e tjera ku shqiptarët në ato zona përbëjnë mbi 20 për qind. Kjo masë duhet të hyjë në fuqi brenda tre ditëve dhe të vendosen tabelat.
Jam kurioz nese do vihen ne Maqedonisht edhene ato zona ku maqedonet jane me pak se 20%
Gjithmone kane qene ne shqip… Sa per parafolesin, mos i doni tuqisht te ato zonat ku paska me pak se 20 perqind maqedonas apo arnautisht?