• |
ide | kryesore

Kapet drogë në kufi me Greqinë, 21 në pranga, mes tyre edhe shqiptarë

Lajme, Të fundit


Policia greke godet një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi. Grupi trafikonte marijuanë përmes kufirit greko-shqiptar në Igumenicë dhe me pas e transportonte në Athinë. I njëjti grup kryente dhe shpërndarjen e marijuanës por edhe drogave të forta në vende të ndryshme të Greqisë.

Gjatë operacioni janë arrestuar 21 shtetas shqiptarë e grekë njëkohësisht në qytete të ndryshme të Greqisë.

Janë sekuestruar 142.5 kg marijuanë, 3.3 kg kokaine, 1 pistoletë dhe 16.756 euro. Këtij grupi në operacione të mëparshme i janë sekuestruar 140 kg marijuanë, 650 gram kokainë dhe 400 gram heroinë, ndërkohë llogaritet që prej shtatorit 2018 ky grup ka arritur të trafikojë e shesë rreth 500 kg marijuanë, 6 kg kokainë dhe 1 kg heroinë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 840 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.\


1 Comment

  1. po para dy oreve u mburren soreca,lesh lleshi e rama,than se u zhduk kanabisi,apo policet e geron xhafes ende po bejn tregti.rrenat e rifhjerjes zgjasin 5 sekunda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *