Policia e Shtetit bën me dije se gjatë protestës së ditës së enjte, e paralajmëruar nga policia, ka të dhëna sipas saj, për nxitje dhune dhe organizime me natyrë kriminale.
“Nga informacionet e mbledhura nga shërbimet përkatëse, ka të dhëna për nxitje të dhunës dhe organizime me natyrë kriminale. Synohet hyrja me forcë në sallën e Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi personelin që ka detyrimin ligjor të sigurojë mbrojtjen e institucionit themelor të demokracisë”,thuhet në reagim.
Në deklaratë, policia u bën thirrje organizatorëve që të distancohen hapur nga dhuna dhe të bëjnë thirrje për respektimin e ligjit nga çdo protestues.
Po ashtu Policia e Shtetit u bën apel të gjithë atyre që duan të ushtrojnë nesër lirinë e tubimit dhe të drejtën e protestës, që të mos përfshihen në asnjë rast e për asnjë arsye në veprime të dënueshme ligjërisht.
“Policia e Shtetit e siguron opinionin publik, se forcat e rendit dhe sigurisë janë të gatshme t’i përgjigjen me forcën e ligjit dhe në proporcionalitet të plotë, çdo veprimi të paligjshëm apo akti dhune. Po ashtu, janë marrë të gjitha masat për identifikimin dhe skedimin e çdo individi që do të evidentohet si shkelës i ligjit, si edhe për ndalimin e për nxjerrjen e çdo shkelësi përpara drejtësisë”, thuhet në reagim.
Policia thotë se do të bllokohen disa akse rrugore ku do të zhvillohet protesta, ndërsa do të zhvillohen kontrolle përgjatë akseve rrugore kombëtare.
O police ;Kur ne parlament kane hyre kriminele,trafikante .imorale,hajdute ,rrugecer ,dhunues,grabites qe jane ulur ne karriget e deputetllekut ,pse te mos hyje edhe populli qe proteston per te drejtat e tij?