• |
ide | kryesore

William e Kate në pritje të fëmijës së tretë, 6 muaj pas lindjes së vajzës

Arkiva, Paparazzi
C_2_Dossier_117_imagesfondo.jpg


Lajme të bukura vijnë sërish nga familja mbretërore e Britanisë së Madhe. Princi William 33 vjeç dhe gruaja e tij Kate Middleton po ashtu 33- vjeçare janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë. Ky lajm ishte surprizues pasi e vogla Charlote erdhi në jetë vetëm 6 muaj më parë. Mediat britanike shkruajnë se Kate është në muajt e parë të shtatëzënisë se tretë, dhe ka të njëjtat probleme si në dy pritjet e para. Po kështu raportohet se Mbretëresha Elisabeth i ka dhënë Princeshës së Anglisë "leje" që të heqë dorë nga detyrat mbretërore përgjatë dy muajve. Princi apo princesha më e re në familje pritet të vijë në jetë pranverën e ardhshme, në muajin maj, njësoj si motra e madhe Charlote. Ndërsa mediat në të gjithë botën presin njoftimin zyrtar nga Buckingham Palace që mund të vijë nga momenti në moment.