• |
ide | kryesore

Këngëtarja serbe kundër Kosovës në UNESCO: Egërsira bashkë me Rita Orën

Arkiva, Paparazzi
rita serbe.jpg


Pasi ka mësuar se Kosova po i afrohet gjithnjë e më shumë anëtarësimit në UNESCO, një këngëtare serbe ka nisur lobimin personal në Facebook-un e saj. Jelena Karleusa ka sulmuar dhe fyer Kosovën e kosovarët. Ajo ka përshirë në statueset ofenduese edhe kosovaren më të famshme në botë, Rita Orën. Kjo pasi mediat kroate e quajtën artisten Rita Ora, ambasadore të madhe të Kosovës. Më tej këngëtarja serbe i quan shqiptarët kriminelë dhe egërsira. "Të nderuar vëllezër kroatë, unë nuk jam egërsirë, egërsira janë këta që po i shkatërrojnë dhe po na i vjedhin monumentet historike. Unë jam njeri i arsyeshëm, që është kundër këtyre barbarëve. “F**k it nëse është Rita Ora apo kushdo të tjetër që mendon se duhet të hesht. Unë s’kam qëndruar e heshtur për Srebrenicën dhe s’do të hesht as për këtë”, ka shkruar Jelena Karleusa në një postim në Facebook. Ky postim është bërë sot lajm në mediat serbe.