• |
ide | kryesore

Dy gëzime për Gent Zenelajn, nis punë në Tv Klan dhe bëhet sërish baba

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Në fakt, nuk e dimë kush nga të dy është lajmi më i gëzueshëm për Gentin, pasi veç jetës familjare, në fushën profesionale gjërat nuk po shkonin aspak mirë për aktorin. Pas muajve të tërë pa rrogë në Agon Channel, prezantuesi i “Ça thu”, ka gjithë motivet për t’iu gëzuar ashtu siç duhet ardhjes në jetë të fëmijës së dytë, vajzës që pritet të lindë në mes të nëntorit. Me punën e re në Klan që pritet të nisë krah partnerit Sajmir Kodra, Gent Zenelaj duket se është plotësuar në dy aspektet, profesion dhe jetë personale.