• |
ide | kryesore

Presidenti slloven: Jam pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi

Lajme, Të fundit


Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i cili vizitoi sot Shqipërinë u shpreh në konferencën e përbashkët me Presidentin tonë, Ilir Meta se mbështet idenë e Thaçit dhe Vuçiçit për korrektimin e kufijve. Por ai shtoi se ndryshimi i kufijve nuk duhet bërë mbi baza entike sepse më pas vihet në rrezik siguria në rajonin e Ballkanit.

Deklarata e Presidentit slloven:

“Qeveria slloneve është e frenuar, por unë jam shprehur për zgjidhje të krizës në mënyrë paqësore. Pra kam thënë se mund të shihet opsioni i ndryshimit të kufijve por me disa kushte të caktuara. Jam i hapur edhe për këtë variant nëse dy shtetet, një mundësi të tillë do e menaxhojnë në mënyrë të të mençur me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar. Një akt i tillë i guximshëm duhet të mos çojë në një konflikt apo si njihet ndryshe efekti domino që mund të cënojë sigurinë e rajonit. Jam mbështetës për korrektimin e kufijve, por jo mbi bazë nacionale (etnike)”.


1 Comment

  1. …por jo mbi bazë nacionale (etnike)!!!

    Si pa lidhje ky presidenti slloven! Po kot po hane m* Thaci dhe Vucic?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *