• |
ide | kryesore

PD nxjerr videon: Tirana në shtetrrethim nga qindra policë, po ndalohen qytetarët

Lajme, Të fundit


Partia Demokratike akuzon policinë se nuk lejon qytetarët të lëvizin lirshëm. PD ka nxjerrë edhe videon ku duken masat e marra nga policia dhe kordonët e vendosur mes Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme.

Sipas PD, policia iu merr kartat e identitetit qytetarëve.

“Tirana ne shtetrrethim! Qytetarët nuk lejohen të lëvizin lirshëm në rrugët e kryeqytetit. Qindra forca policie mbajnë të rrethuar pedonalen mes Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme. Policia u merr kartat e identitetit qytetarëve që kërkojnë të kalojnë në këtë rrugë”, deklaron PD.

Policia ka angazhuar rreth 800 efektivë policie sot për protestën e lajmëruar nga opozita e bashkuar para parlamentit.

Po kështu PD akuzon policinë se po pengon mediat të hyjnë në Parlament. “Qëllimi është të mos xhirohen nga afër deputetët e PS që po hyjnë në sallë një orë e gjysmë para seancës,” thotë PD.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *