• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Do jemi këtu sa herë të mblidhen shushunjat, Rama dështoi

Lajme, Të fundit


Monika Kryemadhi deklaroi se do të jenë para parlamentit sa herë të mblidhen ‘shushunjat’.

Sipas Kryemadhit, asnjë nga ish-deputetët e pranishëm në protestë nuk përfaqëson partitë politike.

Ajo shtoi se politikanët e opozitës përfaqësojnë familjet shqiptare dhe shqiptarët që iu dhimbsen fëmijët, shtëpia dhe vendi.

“Ata mendojnë që ne frikësohemi por nuk kanë bërë një llogari, sot këtu asnjë nga ne nuk përfaqëson partitë politike. Secili nga ne përfaqëson një familje shqiptare. Secili nga ne përfaqëson dy prindër, përfaqëson atë shqiptar që i dhimbset fëmijë, shtëpia dhe vendi i tij. Sot ne jemi këtu dhe do të jemi gjithmonë sa herë shushunjat të mblidhen ne do të jemi këtu. Nuk do lodhemi asnjëherë”, deklaroi Kryemadhi.

Sipas saj, kryeministri Edi Rama ka dështuar dhe e akuzoi se ka helmuar qytetarët.

“Sot dua t’i them diçka, Rama ka dështuar. Dështoi me politikat e tij. Rama dështoi me vendet e reja të punës. Rama dështoi me taksat, Rama dështoi me policinë. Turp më të madh nuk ka kur policia pranon vetë se ka shkelur ligjin dhe ka sulmuar qytetarët e saj. 

Të helmosh motrat e vëllezërit e tu ka dy arsye ose je kriminel e vrasës ose je i çmendur. ky njeri i ka të dyja. Ky njeri ka një problem shumë të madh, nuk e do vendin e tij dhe i urren qytetarët e tij. Ne nuk e urrejmë Edi Ramën, na dhimbset”, tha Kryemadhi.


4 Comments

  1. Po moj kunadhe po. Aty do jemi qe te jetosh ti sa me shume, e te shijosh cdo gje qe i ke vjedhur ketij populli. KY ESHTE KULMI, HAJDUTJA U KERKON VIKTIMAVE QE U KA VJEDHUR CDO GJE, QE TA MBAJN MES TYRE DHE TA BESOJN.

  2. Qija ropt sa para paskeni patur, kur te shterojn lumenjte e shqiperise do mbarojn parat e lsi-se, dhe te ciftit Meta. hajd ishalla po i shperndani te gjitha neper militant e po i fusni ne ekonomine shqiptare. me mir sesa ti mbani nepre qipro, maldive, montecarlo, dushek apo te pusi viles. TI PERFAQESON IDEALET ME TE PASTRA TE POPULLIT SHQIPTAR. ME TY DO SHKOJM NGA FITORJA NE FITORJE. Ta kam then e po ta perseris, MOS FOL ME NE EMER TE SHQIPTAREVE SE NJE TUF HALABAJGASH TE PAGUAR TE LSI NUK PERFAQESOJN SHQIPTARET. JU JENI MORTJE DHE E VETMJA PENGES PER SHQIPTARET.

  3. Kush eshte shushunja dhe vitkima!?
    Ajo qe me gjakun e popullit ka ndertuar disa vila me hale te vecante edhe per macen!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *