• |
ide | kryesore

Pas dhunimit të mjekut në Lezhë, personeli i spitalit nis protestat

Lajme, Të fundit


Personeli i spitalit të Lezhës ka dalë në protestë ditën e sotme kundër dhunës së ushtruar ndaj mjekëve, nisur nga rasti i më i fundit në Lezhë ku u dhunua mjeku dermatolog në spitalin e Lezhës, Zef Doda.

Në shenjë solidariteti ndaj mjekut Zef Doda kolegët e tij dhe stafi i spitalit kanë kërkuar që ngjarje të tilla të dënohen e të mos ndodhin më. Madje ata kërkojnë që brenda ambienteve të spitalit të ketë prezencë të policisë.

Një ditë më parë pacienti që dhunoi mjekun dermatolog në spitalin e Lezhës u vëtëdorëzua në polici.

 Autori Eduart Lleshi ka thënë në polici se ka debatuar me mjekun dhe më pas e ka goditur me grushta, pasi ai ishte i alkoolizuar dhe nuk i ka shërbyer.
“Debatova me mjekun dhe e kam goditur me grushta sepse nuk më shërbeu dhe ishte i dehur”-ka thënë Eduart Lleshi.

Ngjarja ndodhi dje teksa mjeku Zef Doda u godit brenda ambienteve të spitalit të Lezhës. Mjeku ka pësuar fraktura në fytyrë dhe i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *