• |
ide | kryesore

Kryemadhi dërgon letër në KQZ: Të paligjshëm ata që marrin mandatin nga listat tona

Lajme, Të fundit


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi,  i është drejtuar me letër zyrtare KQZ-së, duke i bërë të ditur se “çdo mandat i dhënë nga KQZ prej listës shumëemërore të Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti”.

Sipas Kryemadhit çdo individ që pajiset me mandat deputeti nga KQZ prej listës shumëemërore të LSI-së është i paligjshëm.

“Mandati nuk mund të përdorë në asnjë rast as vullnetin politik, por as atributet formale, ligjore dhe publike të perfaqësimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim përfshirë këtu siglën, programin, statutin, emblemën, vulën dhe emrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim”- shkruan ajo.

Letra e Kryemadhit 

Lëvizja Socialiste për Integrim me Vendimin Nr. 2 datë 22.02.2019 të Komitetit Drejtues Kombëtar të saj ka vendosur djegien e mandateve të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë dhe mospjesmarrjen përfundimtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë.

Komiteti Drejtues Kombëtar ka vendosur çregjistrimin si anëtarë të Lëvizjes Socialiste të të gjithë kandidatëve për deputetë të listës shumëemërore të LSI-së të paraqitur prej saj për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 qershor 2017, të cilët thyejnë vendimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe pranojnë mandatin e deputetit.

Çdo invidid i listave shumëemërore të LSI, që pranon mandatin e deputetit nuk përfaqëson as formalisht as ligjërisht dhe as politikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim ,ndaj edhe dhënia e mandatit çdo njërit prej tyre është antikushtetuese dhe antiligjore, pasi në zgjedhjet politike të 25 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor qytetarët shqiptarë kanë votuar për partitë politike dhe jo për individet.

Rezultati i arritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë kësaj partie të drejtën ligjore, që në përputhje me ligjin, të zgjedhë nga lista shumëemërore e LSI përfaqësuesit e saj në parlament, bazuar në radhitjen në listën shumëemërore, të vendosur po nga LSI si parti politike, sipas autoritetit të përfaqësimit, që i jep asaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.

Përfundimisht ju bëjmë me dije se çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti. Çdo individ, që pajiset me mandat deputeti nga KQZ nga kjo listë shumëemërore e LSI është i paligjshëm dhe nuk mund të përdorë në asnjë rast as vullnetin politik, por as atributet formale, ligjore dhe publike të perfaqësimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim përfshirë këtu siglën, programin, statutin, emblemën, vulën dhe emrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.


7 Comments

  1. ca ke Mona, po tju kthesh mbrapsh leket qe i ke marr ketyre te listave per ti ber deputet, ndoshta edhe te degjojn. Po kur ke nje parti qe i vetmi ideal qe iu bashkon eshte TEPSIA, mos u cudit qe shkojn te gjith pas TEPSIS (ashtu keni ber dhe ju).

  2. Mos flisni si idiote, pasi ajo qe ngre Monika eshte e sakte pak rendesi ka se kush eshte. Nqs elektorati ka votuar per Partite dhe jo per njerezit eshte e drejta e Partise te fusi apo te nxjerri nga lista. Pastaj eshte nje super turp kjo qe po ndodh, edhe Ramiz Alia sdo ta kishte bere. Nqs Kadriu ndjehet i sigurte qe fiton zgjedhjet le te japi doreheqjen dhe ti hapi rruge qeverise tranzitore

    1. Po elektorati sduhet te votoj per partit por edhe per njerezit ne parti, se pastaj perfundojn ne parlamente njerez si prenga, rroshi, doshi, froku, shoku e ku ta di un dmth.

    2. partia eshte thjesht nje sigel (apo keto tonat qe jan pa ideale e pa program fare). jan njerezit qe e bejn partin. dhe partia sduhet te jet familjare e Rames, e Mones, e Likes, e Berishes apo e Lulit me kunatin.

  3. Kadriun po e shndron kjo opozite e varfer dhe pa ide ne Erdogan. Te prishesh sistemin duke djegur mandatet eshte nje supergafe. Kjo eshte tabuja me e madhe qe nuk preket nga askush ne demokracite perendimore perndryshe do te kishim konflikte sociale te perjetshme.

  4. E**A**,
    keshtu si argumenton, ti qenke me idiot se idiotet!
    Per sa kohe populli paska votuar per Partite dhe jo per njerzit perse duhet krijuar nje qeveri tranzitore shume partiake kur shumica ka votuar per nje qeveri, ate te Partise Socialite !?
    Apo se keshtu i pelqen Monikes,
    maces saj dhe Presidentit Gim Leshi qe t’i interpretojne ligjet si t’ju vije per mbare!?
    Dhe meqene se ra fjala mos je valle vellai i Gim Lleshit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *