• |
ide | kryesore

Joleza nuk shkon Natën me Xhaxhiun, Flavio Qarri: “Nuk lamë shtëpi ministri pa e kërkuar”

Arkiva, Paparazzi
image.jpeg


Kryetarët e FRPD-së, LRI-së dhe forumit rinor të AK-së u mblodhën Natën me Xhaxhiun. Në tavolinën e emisionit të tij në News 24 u vu re mungesa e kryetares së FRESSH, Joleza Koka. Sipas kolegëve të saj, drejtuesja e të rinjve socialistë u detyrua të anulojë në moment të fundit pjesëmarrjen në emision për shkak të situatës së krijuar në një mbledhje të sotme ku sipas mediave pranë qeverisë, kryeministri Rama i kishte mohuar 25-vjeçares rikandidimin për kryetare në zgjedhjet e reja. Mungesën e Jolezës në panel, gazetari Flavio Qarri, kryetari i të rinjve AK, e komentoi në facebook: “Nuk lamë shtëpi ministri pa e kërkuar”, duke e lidhur batutën e tij me fjalimin e Kokës kur tha se kishte fjetur në pallatin e Saimir Tahirit.