• |
ide | kryesore

Këngëtarja Iva Aliko, e gatshme për filma erotikë

Arkiva, Paparazzi
Ivaaliko-780x439.jpg


Ajo është bërë tashmë e famshme. Jo për repertorin artistik, por për “ëndrrat” dhe guximin që ka për t’i rrëfyer në publik. Iva Aliko është të paktën 24 orët e fundit këngëtarja më e përfolur në Shqipëri. Dhe kjo për faktin e thjeshtë se në një emision televiziv (Oktapod) tha se do të pranonte të luante “filma ku të evidentohej lakuriqësia, por jo filma pornografikë”. Kaq ka mjaftuar për ta bërë të famshme shumë më shpejt sesa angazhimi i saj në botën e muzikës, ku Iva njihet më shumë për format e bëshme se për zërin. Në lëmin e seksit, studentja e shkencave politike ka treguar gjithashtu se dëshron që të lidhet “vetëm me të huaj, pasi meshkujt shqiptarë janë shumë paragjykes dhe xhelozë”. Ka shumë dëshirë të flirtojë edhe më një ish –kryeministë, por në radhën e ëndrrave do të duhet më parë të presim ta shohim Ivën në filmat erotikë, ku duket se ka edhe potencial, e pastaj duke bërë lozonjaren me kryetarë qeverish. /Lapsi.al