• |
ide | kryesore

Të gjithë fituesit e çmimeve Oscar (lista e plotë)

Arkiva, Paparazzi
mg_oscars_16_comp02.png


Ajo që pritej ndodhi. Leonardo DiCaprio u shpall fitues i çmimit Oscar si aktori më i mirë, në rolin e vështirë në filmin “The Revenant”. Një rol i mundimshëm për të treguar lidhjen e njeriut me natyrën dhe sakrificën.

Edicioni i 88 i ceremonisë së Oscar, i mbajtur në Dolby Theater zgjodhi “The Revenant” edhe si filmin me regjinë më të mirë, që mban firmën e Alejandro G. Inarritu. Regjisori Inarritu është fitues për herë të dytë me radhë i këtij çmimi. Një vit më parë ai e mori çmimin me filmin “Birdman”

“The Revenant” i shërbeu Emmanuel Lumbezki të marrë çmimin për kinematografinë më të mirë, duke u bërë fitues për tre vite me radhë në këtë kategori, i pari në histori.

Por filmi më i mirë u shpall "Spotlight", i bazuar mbi një histori të vërtetë. Ai mori edhe çmimin për skenarin më të mirë original. Aktorja më e mirë u cilësua Brie Larson për interpretimin në filmin “Room”. Me 6 çmime u nderua “Fury Road”.

Filmi më i mirë i shkurtër u shpall “Stutterer”.

Në këtë kategori kandidoi për herë të parë edhe një film shqiptar. Por “Shok”, pavarësisht pritshmërisë së lartë nuk arriti të bënte për vete statujën “Oscar”.

Ceremonia e këtij viti nisi nën shenjën e “racizmit”. Disa aktorë të njohur, përfshirë Will Smith e bojkotuan atë, nën pretendimin se nuk ishin kandiduar produksione të autorëve me ngjyrë. Por Chris Rock, prezantuesi i këtij edicioni, një aktor me ngjyrë, në monologun e tij i dha një goditje me nota humori kësaj forme proteste.

Kjo ishte edhe ngjarja më pikante e ceremonisë.

Përsa u përket çmimeve, nuk pati të papritura. U vlerësua me Oscar edhe Ennio Morricone, për kolonën zanore të filmit “The Hateful Eight”, me regji të Quentin Tarantino. Ndërsa kënga më e mirë u cilësua “Writtings on the Wall” e Sam Smith, e interpretuar për filmin “James Bond: Spectre”. Kjo është kënga e dytë e filmave “James Bond” që fiton Oscar.

LISTA E PLOTË E ÇMIMEVE OSCAR

Regjia më e mirë: Alejandro G. Inarritu (The Revenant)

Aktorja më e mirë: Brie Larson (ROOM)

Aktori më i mirë: Leonardo DiCaprio (The Revenant)

Filmi më i mirë: Spotlight

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Alicia Vikander – The Danish Girl

Aktori më i mirë në rol dytësor: Mark Rylance – Bridge of Spies

Skenari më i mirë origjinal: Spotlight

Skenari më i mirë i adaptuar: The Big Short

Kostumografia më e mirë: Mad Max: Fury Road

Produksioni më i mirë: Mad Max: Fury Road

Grimi dhe stilimi më i mirë i flokëve: Mad Max: Fury Road

Kinematografia më e mirë: The Revenant – Emmanuel Lubezski

Editimi më i mirë: Mad Max: Fury Road

Editimi i zërit: Mad Max: Fury Road

Miksimi i zërit: Mad Max: Fury Road

Efektet vizuele: Ex Machina

Filmi më i mirë i shkurtër – i animuar: Bear Story

Filmi më i mirë i animuar: Inside Out (filmi i tetë i animuar nga Pixar që fiton çmim ‘Oscar’ si filmi më i mirë i vitit).

Dokumentari më i mirë i shkurtër: A girl in the river: The Price of forgiveness

Dokumentari më i mirë: AMY

Filmi më i mirë i shkurtër: Stutterer

Filmi më i mirë i huaj: Son of Saul

Muzika më e mirë origjinale: Ennio Morricone – The Hateful Eight

Kënga më e mirë: Writtings on the Wall – Sam Smith (James Bond: Spectre) /Lapsi.al