• |
ide | kryesore

Ajola Xoxa sjell në vëmendje dasmën, Erioni flet për fëmijët… mos do bëhen prindër?

Arkiva, Paparazzi
ajola xoxa.JPG


Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë duket më se e prekur nga nostalgjia. Pavarësisht se të gjithë e kemi të freskët në memorie dasmën përrallore në kalanë e Gjirokastrës, për të cilën vetë 32-vjeçarja u shpreh: “isha si princeshë e Disney-t”, Ajola Xoxa e ka kujtuar eventin me një moment gjatë kërcimit në çift. “Partneri krenar”, shkruan juristja në foton e publikuar në Instagram, postim i cili lë vend për dyshime mbi zhvillime të reja në jetën e tyre e private. Gjithnjë e më shumë kemi dëgjuar Erionin të artikulojë: “parkun do e ndërtojmë për fëmijët, mos dilni kundra, vetëm ata që s’kanë fëmijë duan që parku mos të ndërtohet, etj.” Pra, kjo foto kur Ajola sjell në vëmendje martesën bërë bashkë me deklaratat e shpeshta të Erionit se po bën punë për fëmijët, mos ndoshta janë paralajmërimi se ata vetë do të bëhen prindër?