“Presim kundërmasa, të cilat ende nuk janë realizuar. Ndoshta do të dimë më shumë sot, sonte ose nesër, “ tha Larry Kadlow për Fox News. Ai gjithashtu tha se mund të kalojnë muaj para hyrjes në fuqi të rritjes së taksave të SHBA-së mbi importet e mallrave kineze.

“Ndoshta disa muaj. Ndoshta tre muaj. Nuk e di. Do të duhet pak kohë dhe pastaj presidenti duhet të marrë vendimin përfundimtar,” tha Kadlow.

Të premten, SHBA rriti taksën nga 10 në 25 për qind për importimin e mallrave kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, pasi zyrtarët amerikanë akuzuan Pekinin se nuk po përmbush angazhimet e dakorduara në raundet e mëparshme të negociatave.