• |
ide | kryesore

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ‘2 viktimat’ e Francës, shtyhet zgjerimi i BE-së

Lajme, Të fundit


Vendet e Europës, që prisnin të bëheshin pjesë e BE mes tyre Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë pëballur me një deklaratë të Presidentit francez, Emmanuel Macron, ku kërkonte pezullimin e procesit të zgjerimit.

“Reuters” i ka kushtuar një analizë këtij qëndrimi, në të cilën thekson se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore janë “dy viktimat” e para të Macron.

“Unë jam më shumë skeptik ndaj atyre që thonë se e ardhmja e Evropës qëndron në zgjerimin e mëtejshëm, kur nuk mund të gjejmë marrëveshje mes 28 shteteve. Unë jam këmbëngulës për faktin se do të refuzoj të gjitha format e zgjerimit para reformës së thellë për mënyrën se si do të funksionojmë institucionalisht”,- tha Macron ndërsa po qëndronte të hënën në Bruksel.

Gazetari Richard Lough, në artikullin e tij, shkruan se, Shqipëria perceptohet si një ndër vendet më të korruptuara të Europës që ka dështuar në luftën kundër pastrimit të parave. Reuters nënvizon se shtetet e Europës Veriore kundërshtojnë me forcë anëtarësimin e vendit tonë në BE.

“Zgjerimi kërkon unanimitet, që nënkupton se Macron ka të drejtën e vetos”, lexohet në artikullin Reuters duke vënë në dukje se Franca dhe Holanda bllokuan çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian në qershor të vitit 2018.


1 Comment

  1. titulli duhet te ishte kosova dhe maqedonia i pan sherrin mutit te stalinit dhe shurres se milladinit qelbesires edvin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *