• |
ide | kryesore

Patozi: Bindja Demokratike do t’i ankimojë zgjedhjet e 30 qershorit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Sipas Astrit Patozit, fitorja e vetme e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte që ditën e votimit nuk pati përplasje mes shqiptarëve.

Patozi jep argumentet më poshtë se pse Bindja Demokratike hyri në zgjedhje dhe më pas zbulon se në këto zgjedhje partia e tij u masakrua elektoralisht.

“Partia Socialiste na e mori në tavolinë rezultatin, duke mos na lejuar të hynim në garë fare.” – shkruan Patozi, i cili tregon edhe qëllimin pas ankimimit të Bindjes Demokratike.

“Ky kontestim nuk ka lidhje me rezultatin e BINDJES DEMOKRATIKE, i cili mund të konsiderohet i mirë për kushtet dhe trysninë e jashtëzakonshme, që ushtruan palët mbi të gjithë procesin, por është një shërbim që kryhet për të nxjerrë dhe zbardhur të vërtetën e 30 qershorit.” – shkruan ai.

Reagimi: 

BINDJA DEMOKRATIKE DO T’I ANKIMOJË ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT

E vetmja fitore e zgjedhjeve të 30 qershorit ishte që ditën e votimit shqiptarët nuk u përplasën me njëri-tjetrin, ashtu siç kishin paralajmëruar disa koka të nxehta udhëheqësish politikë. Ato ishin zgjedhje të këqija dhe të cunguara, ndaj nuk është rastësi që, pas përfundimit të tyre, zgjidhja e krizës nuk shikohet fare në horizont. Tani që është numëruar edhe vota e fundit, duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar mes palëve të vjetra ndërluftuese, të cilat ishin gati për ta çuar vendin në konflikt civil vetëm që të ruanin objektivat e tyre partiake.
BINDJA DEMOKRATIKE mori pjesë në to, e vetëdijshme se po hynte në një proces të vështirë dhe të paragjykuar, ku kishte pak ose aspak shanse që të votohej dhe numurohej normalisht. Por edhe pse tani është provuar qartë se këto ishin zgjedhje problematike, ne jemi sërish të bindur se kemi marrë vendimin e duhur për të garuar më 30 qershor. Madje do të kishim bërë të njejtën gjë, edhe sikur ta dinim që në fillim se zgjedhjet do të ishin edhe më të këqija se kaq. Sepse mendojmë që ato janë i vetmi instrument për të ndryshuar qeverisjen në një vend demokratik, sa kohë që nuk është shpikur ende ndonjë mënyrë tjetër.
Zgjedhjet e 30 qershorit u cënuan kryesisht nga bojkoti i partive kryesore të opozitës, por edhe nga menaxhimi i keq i njërës palë, të cilës i ngeli në dorë e gjithë tepsia e administrimit të tyre dhe ajo bëri çfarë deshi me të. Ndaj BINDJA DEMOKRATIKE ishte, jo vetëm pjesëmarrëse në këto zgjedhje, por edhe dëshmitare e deformimit të tyre.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në të gjitha nivelet e trajtuan si ferrë nëpër këmbë BINDJEN DEMOKRATIKE, që nga dita e parë e fushatës, e deri sa u numurua vota e fundit. Ne nuk patëm mundësi të konkurronim në 61 bashkitë e vendit me këshilltarë, pasi në 20 prej tyre listat tona u rrëzuan arbitrarisht nga KQZ-JA dhe KZAZ-të socialiste me pretendimin aspak ligjor se duhet të ishin me numrin e plotë të këshilltarëve. Kjo do të thotë se në një të tretën e territorit, Partia Socialiste na e mori në tavolinë rezultatin, duke mos na lejuar të hynim në garë fare.
Por aspekti më i rëndë i këtyre zgjedhjeve ishte mospranimi nga ana e tyre që ne të kishim një sy në administrimin e zgjedhjeve, në kushtet e mungesës së Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kërkesës sonë të përsëritur për të pasur komisionerë dhe numurues në të gjitha qendrat e bashkive ku konkuronim KQZ-ja dhe KZAZ-të nuk iu përgjigjën kurrë, madje në kundërshtim flagrant me ligjin, as që denjuan ta marrin fare në shqyrtim.
Ndaj ne vendosëm t’i ankimojmë këto zgjedhje, sepse mendojmë që ato u drejtuan dhe administruan keq vetëm nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste, të cilët, me sa duket, nuk hoqën dorë nga vesi i vjetër i tjetërsimit të votës, edhe në kushtet e mungesës së shumë partive opozitare më 30 qershor.
Refuzimi i pranisë sonë nëpër komisionet e votimit dhe në tavolinat e numurimit është një argument i mjaftueshëm që ne të kemi dyshime të arsyeshme se rezultati i këtyre zgjedhjeve është trukuar nga profesionistët e vjedhjes së votës në Shqipëri. Ky ankimim mbështetet edhe nga të dhëna të besueshme që na sjellin përfaqësuesit dhe vëzhguesit tanë nga disa bashki të vendit, ku shkeljet kanë qenë më flagrante.
Ne kemi dyshime se në shumë qendra votimi janë hedhur fletë votimi për të rritur fiktivisht numrin e mbështetësve të qeverisë, në shumë zona ka pasur haptazi votim familjar, ndërsa në tavolinat e numurimit janë ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve në favor të Partisë Socialiste ose aleatëve të saj.
Ky kontestim nuk ka lidhje me rezultatin e BINDJES DEMOKRATIKE, i cili mund të konsiderohet i mirë për kushtet dhe trysninë e jashtëzakonshme, që ushtruan palët mbi të gjithë procesin, por është një shërbim që kryhet për të nxjerrë dhe zbardhur të vërtetën e 30 qershorit.
Shqipëria duhet të ndahet një herë e përgjithmonë nga zgjedhje të tilla të shëmtuara, që drejtohen nga militanë fanatikë partish, të cilët e prishin procesin edhe atëherë, kur nuk kanë shumë ose aspak nevojë, e jo më atëherë kur rivaliteti me kundërshtarët është i fortë.


15 Comments

  1. Besoj se eshte porosi e Edvinit …..!!!Si mekembes i tij,Patoz ( se c’me kujton Fantocin ti)me siguri ke marre porosi nga kalorsi i legjionit te nderit Edvin Don Kishot Rama, qe te ankimosh votimet,vjen ere e madhe,ere e piste,u kapet keq.Sipas ODHIR ti ishe i paligjshem !Perseritni,dekretin e keni me 13 Tetor dhe shkoni ne shtepi krejt mostra rilindase dhe ju mekembes e sherbetor te pervuajtur te saj !

  2. Ne fillim mendoja se ky ishte legen, vasal i Rames dhe rrote k@ri.
    Pastaj them, kur ia botojne cdo pordhe qe ben…..

  3. Hapni nje kuti ngado,ne te gjithe shqiperine,kontrolloni :Firmat,nr.e leternjoftimit elektronik,sistemin TIMS,nr e votuesve sipas listes se zgjedhesve,votat ne kuti dhe do ta kuptoni apo dokumetoni krimin e trashe elektoral edhe pse te vetem ne zgjedhje,kjo i ka ndodhur rilindjes,me turp nuk ka !Lere,…….,nuk pyesin per turp rilindasit e Partise Socialiste ,pasi jane vete turpi!

  4. Patoz o tradhetar i mutit. Ne shqiperi kush del jashte bllokut komunisto ramist apo ballistolulit eshte tradhetar. Je bere veteran ne albanistan. Kaq gje duhet ta dije

  5. S’ka nevoje me u lodh te shkruaje koment, dukesh ne fytyre çfar lloji plehre Je.
    A mor Pras, te kujtoj I kollarisur e I llakosur, kur rrije te dera e Shefit.
    Çfar burri legen, lepiju ramutit per ndonje therrime, se mbase te pas non ndonje gje.

  6. Po kush votoi per ty o latyre qe te ankohesh .Ky eshte skenari -edvin-patoc-qe gjykata te nxjerre votimet pa u manipuluar,dhe kush gjykata e ” ndritur”e vetingdhjerjes.

  7. Po kush votoi per ty o latyre qe te ankohesh? .Ky eshte skenari -edvin-patoc-qe gjykata te nxjerre votimet pa u manipuluar,dhe kush gjykata e ” ndritur”e vetingdhjerjes.

  8. Urime o patozo dole parti e dyte kur ne gare ishin dy parti , dmth partia jote Bej Derman dhe Ripjellja e edrames, heres tjeter me djale. Si nuk ke turp o pateric fytyre sholle. 20 vjet n/ kryetar PD dhe tani na del reformator si bamir topja??

  9. Ky dhe Topi jane dy deshtimet me te medha te PD e Berishes. Kujt i qahesh tani O patoz, eshte shume vone pasi u bere palaco parti. Kerkoj llogari shokut tend Mero Gelbaza

  10. kujt i kujtohet K.Dajci u bo legjende ne Tirone kur e pyten shoket per garen e maratones i sati dole,i dyti i tha,po sa veta ishit dy i tha,ene ky gamori i dyti doli,pirdh o lapanjoz se lirohesh

  11. Patos perse ankohehesh, kur thua qe beme mire qe hyme ne zgjedhjet lokale? Ku ndryshon nga Pd etj qe spranuan te hyjne ne zgjedhje se skane besim te sistemi aktual i votimeve.

  12. Kot ankohesh , o Patoz. Pse bën të paditurin? E more vesh se u fute ne votime si pykë që i duheshe Ramës në karagjozlleqet e tij. E more vesh se ishe i paligjshim si parti dhe si pjesëmarrës në ato votime mafioze që dolën 107.7 %. As Enveri nuk e kaloi kurrë 99.99 përqindshin . Aty ia vuri kufirin edhe pse ishte diktator e shkuar diktatorit. Ky i sotmi ia koloi çdo lloj diktatorit apo horit. Ndaj, aman lere ankimimin dhe kërko falje si tradhëtar i partisë tënde të dikurshme. Me turp e fillove dhe me jazek do ta përfundosh. Do të bëhesh më qesharak se Spartaku i Gjeloshit, që bën anal – istin e pistë dhe avokatin e djallit pa ditur fundin e koshit të kazanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *