• |
ide | kryesore

Portret/ Përralla e modeles seksi që u bë zonjë e parë

Arkiva, Paparazzi
melania.jpg



Si po ndryshon Melania Trump për tu futur në shtëpinë e bardhë 

 

Evolucioni nga një person i pavarur te “gjysma më e mirë”, “arma sekrete” apo “gjenialja e arritur, që vë familjen dhe fëmijët përpara gjithçkaje ndryshe nga bashkëshorti ambicioz”, mund të jetë i çuditshëm dhe i dhimbshëm.

Dhe Melania Trump, një ish-modele sllovene, një person që ka profesion bukurinë, është përpjekur maksimalisht të marrë këtë rol dhe të hyjë në linjat e një personi të përkushtuar.

Në fakt, edhe në politikë, në qeveri dhe në Uashington njerëzit tërheqës kanë avantazh. Ekziston pritshmëria se Zonja e Parë është gjithnjë e gatshme dhe e rafinuar. Dhe në evente shtetërore, ajo duhet të shprehë stilin e saj dhe të ketë një pamje të lavdishme, në nivel të përsosur.

Zonjat që kanë banuar në apartamentet e Krahut Lindor të shtapisë së Bardhë, qoftë Jackie Kennedy apo Nancy Reagan, Laura Bush apo Michelle Obama, të gjitha kanë punuar nën stres dhe ia kanë dalë. Ato të gjitha kanë pasur në shërbim stilistët më të mirë të vendit.

Zonjat e Para të Amerikës i përdorin gjithmonë veshjet si një mënyrë për të përkufizuar veten në skenën ndërkombëtare. Ne të gjithë e bëjmë këtë në shkallë më të vogël çdo ditë, ndaj kemi mundësinë të solidarizohemi me përpjekjen e tyre.

Por, për Zonjat e Para të periudhës moderne, pamja e tyre nuk ka qenë një profesion. Ato nuk e kanë ndërtuar karrierën bazuar mbi bukurinë e syve, qerpikëve të zgjatur apo flokëve të mrekullueshëm. Gjithnjë ka pasur në brendësinë e tyre diçka shumë më të rëndësishme.

Ndërsa Melania Trump ka qenë një modele, jo për pak kohë apo me kohë të pjesshme, jo në ndonjë agjenci të vogël vendase. Karriera e saj e ka çuar nga Sllovenia në Milano nga Parisi në Nju Jork, ku u njoh me presidentin e ardhshëm të ShBA: Donaldin. Është tashmë I njohur prezantimi I tyre ku kur ai, një gjuheatr I madh bukurish I kërkoi numrin e telefonit. Ajo nuk ia dha. Madje I morri të tijin, dhe e telefonoi vetëm disa ditë më pas. kur u kthye nga një shërbim. Për të prfofesioni I saj ai I modeles ishte I pari

Kjo e bën atë një krijesë të rrallë dhe ekzotike, dikë që e fiton “bukën e gojës” duke u bazuar në bukuri, fat dhe joshje. Jashtë fushës së modës ajo nuk shihet si një person me vetëbesim.

Por Melania është përpjekur të ndryshojë. Sepse edhe në “tokën” e Donald Trump, gjërat kanë ndryshuar. Në një intervistë të fundit të Donald Trump për revistën GQ, Melania Trump pozon duke mbajtur në gojë një varëse me gurë të çmuar. Në këtë pozë gjithçka është në contrast me fotot e modeles që njohim, ku dalin në pah format e saj të mrekullueshme.

Nga modele seksi, Melania Trump po përpiqet të bindë adhuruesit e bashkëshortit se është një grua normale, duke hequr dorë nga pozat joshëse për t’iu kthyer portreteve zyrtare, ashtu sikurse do t’i duhet kur të vërë këmbë në Shtëpinë e Bardhë.

Por përtej përpjekjeve reale që janë të dukshme, të qenët modele nuk konsiderohet si një plus për rolin që ajo pritet të luajë. Puna e një Zonje të Parë dallon nga narcizmi dhe ambiciet pa kufi të modeleve që duan të çajnë përpara. Megjithatë, një modele ka një avantazh tjetër. Në jetën e saj profesionale, modelet nuk komunikojnë shumë me fjalë, trupi i tyre flet për to. Një shikim, një zgjatje krahu, një gjoks i hapur, këto janë mjete të “komunikimit masiv” që Trump po përdor për të shmangur fjalët.

Për shkak të pamjes, sa herë që del në skenë, bashkëshortja Trump duket plot vetëbesim, ajo qëndron ose ulet pranë bashkëshortit dhe përpiqet të jetë sa më pak shprehëse në fytyrë veç rasteve kur puna e do ndryshe. Ajo e di që të tjerët po e shohin dhe i ruhet kësaj.

Si një modele, lidhja e saj me veshjet është krejt ndryshe nga ajo që kanë gratë e tjera me rrobat. Në përditshmëri, veshjet nuk janë reflektim i personalitetit të saj. Ato janë një kostum në të cilin ajo futet për të marrë jetën që do. Ajo bëhet çfarë kërkon publiku, por për të, gjithsesi, rrobat vijnë të parat, sepse pa to, ajo nuk ka efektin që çdo grua tjetër me vetëbesim do të kishte.

Teksa shohim Melania Trump të kuptojë se ç’do të thotë të përqafosh pamjen e një Zonje të Parë, me fustane të lirshme dhe pallto të thjeshta, kjo tregon se ajo po shtiret dhe po del nga vetja, ngaqë thellë-thellë është dhe dëshiron të jetë modelja së cilës të gjithë ia ngulin sytë me dëshirë.

Çfarë dimë ne për personalitetin e saj? Cila është gruaja që qëndron krah të presidentit kontrovers? Synimi i saj për të qenë një Zonjë e Parë ka mbetur te buzëqeshja dhe kaq. Ajo nuk dëshiron ta prishë imazhin e saj me fjalë. Roli i saj mbetet ai i një manekini, ajo shoqëron bashkëshortin në skenë, bën modelen e tij dhe pastaj largohet.

Melania Trump është punësuar për të qenë një Zonjë e Parë dhe ajo po e luan më së miri këtë rol në sipërfaqe. Megjithatë SHBA-ja ka treguar tradicionalisht se Zonjat e Para kanë qenë më shumë sesa modele dhe ato kanë luajtur një rol në fshehtësi në ndikimin e politikave të bashkëshortëve të tyre. A do të arrijë të njëjtin sukses edhe bashkëshortja e Trump? Donald Trump, ka treguar se gratë për të janë veçse një zbukurim.

 

 

 

Image result for melania trump nude

Image result for melania trump nude

Image result for melania trump nude

Image result for melania trump nude

Image result for melania trump nude

Image result for melania trump nude

Image result for melania trump nude

Image result for melania trump nude

 

 

Nga fundi i fushates dolen të tjera foto nudo të gruas së miliarderit Donald Trump. Ato datojnë kohët kur Melanie punonte si modele. Në një komente të bërë në intervistën e fundit ne tetor ajo tha se nuk ka asgjë për t’u turpëruar.

“E pra, nëse ju tashmë jeni duke hetuar të kaluarën time, çfarë mund të gjeni nga ajo? E shoh që vazhdimisht jeni në kërkim të së kaluarës time, Ky interesim është dukshëm më i madh që nga fillimi i fushatës në internet që kërkohen fotot e mia që unë kam pozuar lakuriq. Kjo ishte periudha kur isha modele dhe unë jam krenar për këto foto. Unë kam punuar shumë për këto, pse të jem e turpëruar?”, – tha Melania për “Fox”.

Image result for melania trump nude

Image result for melania trump nude

Image result for melania trump nude

Image result for melania trump nude

Image result for melania trump nude

Image result for melania trump nude

Image result for melania trump nude

Image result for melania trump nude