• |
ide | kryesore

Shefi i zjarrfikësve të Rinasit: Kemi ardhur këtu vullnetarisht, temperatura brenda magazinës shkon në 980 gradë

-Instant, Lajme, Të fundit



Adem Statovci, përfaqësues i ekipit të zjarrfikësve të Aeroportit të Rinasit, ka dhënë detaje nga zjarri që ka rënë në një magazinë në afërsi të kthesës së Kamzës në Tiranës. Në një deklaratë për mediat, Statovci tha se së bashku me një ekip prej 16 zjarrfikësish të specializuar kanë shkuar në mënyrë vullnetare në ndihmë të ekipit të zjarrfikëses së Tiranës, për të ndihmuar në fikjen e zjarrit. Statovci tha se ekipi që ka mbërritur nga aeroporti i Rinasit ka mundësuar që futja e zjarrfikësve brenda të bëhet pa pasur nevojë për bombula në shpinë, por me oksigjen të lëvizshëm. Po ashtu ata kanë matur temperaturën dhe sipas tij ajo shkon në 980 gradë, në ambientet e brendshme të magazinës.

Ai dha sinjale shprese se zjarri pritet të vihet nën kontroll gjatë ditës së sotme, ndërsa u përqafua nga familjarët e të riut Arjan Sala.

“Jemi duke bere gjithçka është e mundur për të dhënë ndihmën tonë, kemi ardhur me 16 çuna bashkë me pajisje të specializuara. Ne jemi informuar prej mediave, kemi ardhur vullnetarisht pasi nuk na ka lajmëruar askush, jemi në varësi të Kastrati Group. Ne kemi ardhur me grup të specializuar, me mjetet që kemi ardhur këtu, janë të gjithë vullnetarë. Pajisja që kemi mundësuar ne është ajo që mundëson frymëmarrjen e vazhdueshm, pa pasur peshë në shpinë. Në krahasim me dje situata është shumë më e mirë, fuqia e zjarrit ka rënë në orët e vona, ne kemi qenë këtu deri në orën 12 të mbrëmjes: tha Statovci.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *